Faton Peci: Për tri vite qeverisje, kemi arritur që ta ndryshojmë rrjedhën e sektorit të bujqësisë në Kosovë

  • E.K /
  • 19 March 2024 - 11:52
Faton Peci: Për tri vite qeverisje, kemi arritur që ta ndryshojmë rrjedhën e sektorit të bujqësisë në Kosovë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se për tre vjet qeverisje ka arritur ta ndryshojë rrjedhën e sektorit të bujqësisë në Kosovë si dhe ta fuqizojnë atë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tutje ka thënë se në kohën kur pandemia, kriza energjitike, agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe inflacioni, sfidonin edhe shtetet më të zhvilluara ekonomikisht, kanë arritur që të kenë rekord për sipërfaqet e të mbjellave.

Postimi i plotë:

Për tri vite qeverisje, kemi arritur që ta ndryshojmë rrjedhën e sektorit të bujqësisë në Kosovë si dhe ta fuqizojmë atë!

43,478 hektar më shumë drithëra apo për 63% më shumë!

Në kohën kur pandemia, kriza energjitike, agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe inflacioni, sfidonin edhe shtetet më të zhvilluara ekonomikisht, kemi arritur që të kemi rekord për sipërfaqet e të mbjellave.

100 mijë hektarë me drithëra!

66 mijë hektarë të mbjella me grurë ndërsa 42 mijë hektarë me misër.

35.5ha rritje e sipërfaqeve të ngritura për prodhimtarinë e perimeve në sera.

142.22ha sipërfaqja totale e ngritur me fruta manore, arrore dhe drufrutore.

Për bukën e sofrës!

(Kosova Sot Online)