Vuçiq kërcënoi Perëndimin, reagime të ashpra në “X” – bëhet thirrje që të ndalet kjo gjuhë

  • S.A /
  • 19 March 2024 - 12:08
Vuçiq kërcënoi Perëndimin, reagime të ashpra në “X” – bëhet thirrje që të ndalet kjo gjuhë

Deklaratat kërcënuese të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq kanë nxitur reagime të shumta në platformën “X”.

Demush Shasha, nga Instituti Epik, ka publikuar deklaratën kërcënuese të Vuçiqit, ku e njëjta pastaj është shpërndarë nga figura të njohura vendore e ndërkombëtare, të cilët kanë kritikuar ashpër qasjen e presidentit serb. Ish-kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati ka thënë se duhen ndaluar shtetet agresore, dhe se nuk është çështja që Perëndimi të zgjedhë mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Një mjedis i qëndrueshëm i sigurisë në rajonin tonë duhet të ketë si pikënisje frenimin demokratik të shteteve agresore. Çështja nuk është që Perëndimi të zgjedhë mes Kosovës dhe Serbisë por Serbia të pranojë realitetin e pasluftës në rajon dhe t’i bashkohet familjes së shteteve demokratike në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Bushati.Reagim ka pasur edhe nga gazetari për çështje evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel. Ai ka pyetur se deri kur Vuçiq do të kërcënoj me luftë në sytë e Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak. “Edhe sa herë duhet Aleksandar Vuçiq të kërcënojë me luftë përpara se Josep Borrell dhe Mirosalv Lajçak dhe të tjerët të jenë të përgatitet të ndryshojnë kursin dhe të heqin dorë nga qetësimi i pasuesit të Putinit në Beograd?”, ka shkruar Israel në “X”.

Analisti politik, Agon Maliqi ka shkruar se ky është Vuçiqi i vërtetë.

“Ky është Vuçiqi i vërtetë/i papërpunuar që parashtron planet e lojës dhe tregon shenja të qarta të çrregullimit autoritar në fazën e fundit. Unë do të thosha se lufta nxitëse rezulton më pak nga qetësimi sesa nga dobësia/frika dhe izolimi në rritje. Megjithatë, është e qartë se Perëndimi nuk ka arritur të vendosë parandalimin”, ka shkruar Maliqi. Analisiti malazes, Ljubomir Filipoviq gjithashtu ka reaguar ndaj deklaratës së Vuçiqit.

“Pse po injorohet dhe tolerohet kjo?”, ka pyetur Filipoviq në një postim në “X”.

Ndryshe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq së fundmi ka bërë disa deklarata kërcënuese ku tha se Perëndimi duhet të zgjedh mes Kosovës dhe Serbisë.

Nëse ata zgjedhin Kosovën, Vuçiq ka thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do ta shfrytëzojmë mundësinë tonë”. 

(Kosova Sot Online )