Roth: Me Vuçiqin në krye Serbia nuk ka shanse të hyjë në BE

  • A.P /
  • 19 March 2024 - 13:56
Roth: Me Vuçiqin në krye Serbia nuk ka shanse të hyjë në BE

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman Michael Roth, ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka keqkuptuar, pasi që perspektiva e anëtarësimit në BE nuk vlen vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet e Ballkanit Përendimor, përfshirë dhe Kosovën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ndërsa ka thënë se me Vuçiqin në krye, Serbia nuk ka shanse të hyjë në BE.

“Presidenti Vuçiq keqkuptoi diçka. Perspektiva e anëtarësimit në BE nuk vlen vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. Nuk ka „ose  Serbia ose Kosova “. Por Vuçiq ka të drejtë, me të në krye nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në BE “, ka shkruar Roth.


(Kosova Sot Online)