90 milionë euro mbështetje për reforma në Kosovë nga Banka Botërore

  • E.K /
  • 19 March 2024 - 14:16
90 milionë euro mbështetje për reforma në Kosovë nga Banka Botërore

Bordi i Bankës Botërore dje ka miratuar marrëveshjen për Financimin e Politikave Zhvillimore për Politikën Fiskale, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër mes Kosovës dhe Bankës Botërore, me një vlerë prej 90 milionë euro, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo marrëveshje vjen si rezultat i veprimeve të realizuara të Republikës së Kosovës në forcimin e stabilitetit fiskal dhe makroekonomik, rritjen e efikasitetit të shpenzimeve publike, krijimin e një ambienti të favorshëm për investime dhe fillimin e tranzicionit drejt një ekonomie të gjelbër.

“Përmes marrëveshjes së re, e cila do të nënshkruhet muajin që vjen gjatë Takimeve Pranverore në Washington DC, janë realizuar një varg veprimesh siç janë reforma ligjore në fushën e edukimit në fëmijërinë e hershme, përmirësimi i efiçiencës së energjisë, zvogëlimi i barrës administrative, rritja e investimeve të huaja direkte, dixhitalizimi dhe lehtësimi i të bërit tregti:, thuhet në në njoftim.

(Kosova Sot Online)