Lista e zezë e SHBA-së, Miftaraj: Lajm i mirë kur në këto lista përfshihen Kryeprokuror të shteteve të Ballkanit Perendimor

  • E.K /
  • 19 March 2024 - 14:22
Lista e zezë e SHBA-së, Miftaraj: Lajm i mirë kur në këto lista përfshihen Kryeprokuror të shteteve të Ballkanit Perendimor

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar veprimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili dje  ka shpallur “non grata” edhe tre persona nga Ballkani Perëndimor, duke përfshirë ish-kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharkun.

Tutje, Miftraja ka shkruar se kur shtetet e Ballkanit Perëndimor dështojnë të e ndajnë drejtësi, është Departamenti i Shtetit që qe merr masa dhe ruan dhe promovon sundimin e ligjit dhe proceset demokratike në këto vende.

“Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi këtë të hënë se ka shpallur “non grata” ish-kryeprokuroren e Posaçme të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, kryetarin aktual të komunës së Karposhit në Maqedoninë e Veriut, Stevço Jakimovski dhe ish-kryetarin e komunës së Kaçanikut në Kosovë, Xhabir Zharku. Kur shtetet e Ballkanit Perendimor deshtojne te ndajne drejtesi dhe te mbajne pergjegjes personat qe minojne sundimin e ligjit dhe besimin e publikut në institucionet demokratike dhe proceset publike, kemi State Departmentin qe marr masa dhe ruan dhe promovon sundimin e ligjit dhe proceset demokratike ne keto vende”, ka shkruar Miftaraj", ka shkruar Miftaraj.

(Kosova Sot Online)