Zhduket një e moshuar në Dragash, nisin kërkimet për ta gjetur

  • E.K /
  • 19 March 2024 - 14:32
Zhduket një e moshuar në Dragash, nisin kërkimet për ta gjetur

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se që nga dje kanë filluar një operacion të kërkim-shpëtimit për një të moshuar në fshatin Bresanë të Dragashit, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Një skuadër e ShKShMK nga Prizreni, që nga orët e vona të ditës së djeshme, ka filluar një operacion të kërkim- shpëtimit të një të moshuare të humbur në zonën e fshatit Bresanë në Dragash.
Për informata më të hollësishme ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)