Dragash: Kishte humbur para 36 orëve, e moshuara gjendet e gjalllë dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore

  • E.K /
  • 19 March 2024 - 14:47
Dragash: Kishte humbur para 36 orëve, e moshuara gjendet e gjalllë dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore

Një grua e moshuar e cila është raportuar dje e zhdukur në rajonin e Dragashit, sot është gjetur e gjallë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka dhënë kryetari i komunës, Bexhet Xheladini.

Xheladini ka treguar se e moshuara është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Tutje, Xheladini tregoi se ajo është duke marrë trajtim në QMF-Bresanë, nga ku do të transferohet për në Spitalin e Prizrenit.

“Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se e moshuara 72-vjeçare nga fshati Bresanë, e cila kishte humbur para 36 orëve, është gjetur e gjallë në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ajo momentalisht është duke marrë trajtim në QMF-Bresanë, nga ku do të transferohet për në Spitalin e Prizrenit. Shfrytëzoj rastin që t’i falënderoj të gjithë ata të cilët kontibuuan për gjetjen e kësaj të moshuare.Uroj që gjendja e saj shëndetësore të përmirësohet shumë shpejt”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)