Rriten gjobat për shkelësit e Ligjit të Duhanit , maksimalja deri në 3000 mijë euro

  • E.K /
  • 19 March 2024 - 15:21
Rriten gjobat për shkelësit e Ligjit të Duhanit , maksimalja deri në 3000 mijë euro

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kanë ndryshuar gjobat për ata që e thyejnë Ligjin për Duhanin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga tani e tutje, gjobat për ata që thyejnë ligjin do të jenë maksimale, prej 1000 deri në 3000 euro.

Ministria njoftoi se nga janari e deri më tani janë shqiptuar gjithsej 1328 gjoba.

“Po vazhdon pa kompromis zbatimi i Ligjit për Kontroll të Duhanit, në të gjithë territorin e Republikës, ku nga janari deri me datë 14.03.2024 janë shqiptuar gjithsej 1328 gjoba. Muajin e parë të vitit gjobat kanë qenë minimale, me qëllim që të nxisim bashkëpunim të ndërsjellë pa i ngarkuar bizneset, ndërsa tash e tutje gjobat për ata që thyejnë ligjin do të jenë maksimale, prej 1000 deri në 3000 euro”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MSh-së.

(Kosova Sot Online)