Gjakovë: E kanosi dhe e përzuri nga shtëpia gruan e tij, arrestohet i dyshuari

  • E.K /
  • 19 March 2024 - 15:37
 Gjakovë: E kanosi dhe e përzuri nga shtëpia gruan e tij, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike si dhe ka kanosur gruan e tij duke e larguar nga shtëpia, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se viktima ka qenë e shqetësuar dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe ka kanosur viktimën femër kosovare–bashkëshorten e tij duke e larguar nga shtëpia. Viktima ka qenë e shqetësuar, dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)