Si e preu qytetari kosovar lisin në pikun e ditës midis qyteti pa e penguar askush!

  • A.P /
  • 19 March 2024 - 15:51
Si e preu qytetari kosovar lisin në pikun e ditës midis qyteti pa e penguar askush!

Raportohet se në afërsi të Stacionit të Autobusëve, një qytetar në Gjakovë ka prerë një lis të gjatë pa e penguar askush, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Komuna e Gjakovës ka reaguar duke thënë se me rastin është duke u marrë policia dhe prokuroria.

Pas ngjarjes komuna ka thënë se ky veprim ka ndodhur pa njoftimin dhe aprovimin e komunës dhe si i tillë është i dënueshëm, duke thënë se nuk është rasti i vetëm që po ndodh.

Tutje, në njoftim është thënë se në të gjitha rastet do të ndërmirren masat e nevojshme ligjore.

“Ky veprim ka ndodhur pa njoftimin dhe aprovimin e komunës dhe si i tillë është i dënueshëm. Ky nuk është rasti i vetëm që po ndodh. Në të gjitha rastet do të ndërmerren masat e nevojshme ligjore dhe presim nga policia dhe prokuroria që edhe ata ti ndërmarrin masat e duhura ligjore për këto raste”, thuhet në reagim.

 

(Kosova Sot Online)