Osmani: Presidenti aktual serb vazhdon të funksionoj me mendësinë e Millosheviqit

  • A.P /
  • 19 March 2024 - 16:06
Osmani: Presidenti aktual serb vazhdon të funksionoj me mendësinë e Millosheviqit

Deklaratat e fundit kërcënuese të presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, e ka komentuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Osmani ka thënë se deklarata të tilla tregojnë që presidenti aktual serb vazhdon të funksionoj me mendësinë e Sllobodan Millosheviqit, duke e pasur mendjen tek marrja e territoreve, pa u shqetësuar fare për liritë dhe të drejtat e njeriut.

“Ai po shpërfaqë një fakt shumë të rëndësishëm, që ai është vazhdimësi e mendësisë së Millosheviqit, i cili kërkon territore dhe asnjëherë nuk i intereson për të drejtat dhe liritë e njerëzve”, ka thënë presidentja Osmani.

(Kosova Sot Online)