KFOR’i jep detaje se çfarë u diskutua mes Ulutas dhe QUINT

  • A.P /
  • 19 March 2024 - 17:24
KFOR’i jep detaje se çfarë u diskutua mes Ulutas dhe QUINT

Komandanti i KFOR’it në Kosovë, Ozkan Ulutas, është takuar sot në Film City në Prishtinë me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, ambasadorin francez Olivier Guerot, ambasadorin gjerman Jorn Rohde, ambasadorin turk Sabri Tunç Angili, zëvendësambasadorin italian Ugo Ferrero dhe Shefja e Seksionit Politik të Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së, Tuuli Parnsalu, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në takim, thuhet se, janë ndarë pikëpamjet mbi trendët e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

“Takimi ofroi një mundësi për të ndarë pikëpamjet mbi trendet e sigurisë në Kosovë dhe në mbarë rajonin, mbi përkushtimin e palëkundur të Komunitetit Ndërkombëtar për stabilitetin rajonal dhe për përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të zbatuar mandatin e tij në OKB dhe për të mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në postim.


(Kosova Sot Online)