Përfundon takimi trepalësh Bislimi-Petkoviq dhe Lajçak në Bruksel

  • A.P /
  • 19 March 2024 - 17:29
Përfundon takimi trepalësh Bislimi-Petkoviq dhe Lajçak në Bruksel

Raportohet se ka përfunduar takimi trepalësh Bislimi-Petkoviq dhe Lajçak në Bruksel, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka thënë se nga takimi s’ka pasur ndonjë rezultat konkret dhe ka shtuar se pritet një takim i radhës gjatë javës së ardhshme në Bruksel.

Palët do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e problemit të dinarit deri më 22 mars.

Kështu tha në fund të takimit kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi.

Për javën e ardhshme, ai paralajmëroi një takim tjetër, për të parë nëse propozimet e tyre mund të shndërrohen në një të vetëm që, siç tha, “do të ishte i pranueshëm për Kosovën”.

(Kosova Sot Online)