Policia del me detaje për aksidentin mes dy veturave në autostradë

  • A.P /
  • 19 March 2024 - 17:52
Policia del me detaje për aksidentin mes dy veturave në autostradë

Policia ka dhënë detaje për aksidentin te Parku i Biznesit në Drenas, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se në aksident janë përfshirë dy vetura por nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 15:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Koreticë). Në aksident janë përfshirë dy vetura. Nga aksidenti nuk ka të lënduar”, tha Hoxha 


(Kosova Sot Online)