Maqedonci tregon çfarë ndihme ushtarake do t’i çojë Kosova Ukrainës për luftë

  • A.P /
  • 19 March 2024 - 18:13
Maqedonci tregon çfarë ndihme ushtarake do t’i çojë Kosova Ukrainës për luftë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thënë se Kosova do të vazhdojë të përkrah Ukrainën në luftën heroike kundër Rusisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka bërë të ditur se Kosova do të realizojë edhe pakon e dytë të ndihmesës për Ukrainën, që ka të bëjë me predha dhe mortaja.

Ndërkohë ka thënë se pako e parë me kamionë dhe mjete taktike dhe të blinduara do të dorëzohet javën e ardhshme.

“Kosova do të vazhdojë të mbështesë  në luftën e saj heroike kundër agresionit rus. Sot në mbledhjen e GKMU-së, unë njoftova paketën tonë të dytë të ndihmës ushtarake për Ukrainën, e përbërë nga predha mortajash. Pakoja e parë me kamionë, mjete taktike dhe të blinduara do të dorëzohet javën e ardhshme”, ka shkruar Maqedonci.

(Kosova Sot Online)