Kurti: Qeveria dhe Banka Qendrore e Kosovës janë institucione të ndara

  • A.P /
  • 19 March 2024 - 20:05
Kurti: Qeveria  dhe Banka Qendrore e Kosovës janë institucione të ndara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se s’mund t’i kërkohet atij si kryeministër shtyrja e vendimit të BQK-së për dinarin, meqë siç thotë Kurti, Qeveria e Kosovës dhe Banka Qendrore e Kosovës janë institucione të ndara, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti ka thënë se siç Parlamenti e ka votuar për kryeministër, ashtu njëjtë Parlamenti e ka votuar edhe Guvernatorin e BQK-së dhe se kreu i BQK-së i raporton Kuvendit dhe jo kryeministrit.

Sipas Kurtit, kërkesa që të bëhet diktator, duke ia diktuar BQK-së një vendim është diçka që nuk kalon dhe nuk do të ndodh.

“Shtyrja nuk mund të ndodh, dhe shtyrja nuk mund të ndodh duke folur me mua, sepse është një Rregull i BQK-së. Unë jam zgjedhur në Kuvendin e Kosovës dhe kështu Guvernatori i BQK-së, Ai nuk më raporton mua, i raporton Kuvendit. Dhe insistimi që unë të bëhem diktator që t’i diktojë Guvernatori të BQK-së s’kalon dhe nuk do të ndodh”, ka thënë Kurti, sipas rel.

(Kosova Sot Online)