Latifi: Problemi i dinarit ka qenë një budallallëk i madh

  • A..P /
  • 19 March 2024 - 22:03
Latifi: Problemi i dinarit ka qenë një budallallëk i madh

Blerim Latifi, profesor universitar, ka komentuar qasjen e shtetit dhe shoqërisë kosovar në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Latifi ka thënë se “kemi ardhur në një pozitë”, ku çdo gjë që vjen nga Shtëpia e Bardhë e shohim me dyshim.

“Ke ardhur në një situatë ku ti çfarëdo që thotë Shtëpia e Bardhë, ti e konsideron si diçka që duhet me marrë me dyshim dhe aspekti komik është që ne atyre kemi fillu me iu tregu sesi duhet me mëndu, sesi duhet me trajtu këtë e atë çështje. Madje me iu tregu edhe si me e trajtu Rusinë. Kjo është situata tragjedi-komike që kemi ardhur”, ka thënë Latifi.

Më tutje, ai e përsëriti qëndrimin e tij se çështje e dinarit ka ardhur në një moment jo të duhur.

“Problemi i dinarit ka qenë një budallallëk i madh, në kuptimin që është bërë në një moment joadekuat e të papërshtatshëm”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)