Rohde përgëzon Kosovën që po i dërgon armatim Ukrainës

  • A.P /
  • 19 March 2024 - 23:01
Rohde përgëzon Kosovën që po i dërgon armatim Ukrainës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka përgëzuar Kosovën që po i dërgon armatim Ukrainës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rohde shpërndau postimin e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili tregoi në platformën “X” që Kosova vazhdon ta mbështesë Ukrainën në luftën heroike.

Për këtë ambasadori gjerman tha se ky veprim i Kosovës është shumë i lavdueshëm.

Ai përmendi faktin që Ukraina akoma nuk e ka njohur Kosovën.
“Edhe pse Ukraina Ukraina ende nuk e njeh Kosovën, qeveria kosovare po e ndihmon Ukrainënnë luftën kundër pushtimit rus duke i mbështetur me pajisje ushtarake. Shumë e lavdërueshme”, ka shkruar Rohde. 

(Kosova Sot Online