Shfaqet sërish ariu në Gërmi, qytetari pretendon se u përball me të

  • E.K /
  • 20 March 2024 - 07:53
Shfaqet sërish ariu në Gërmi, qytetari pretendon se u përball me të

Një qytetar i Prishtinës ka njoftuar se në parkun e Gërmisë kanë parë një ari, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai përmes një postimi në grupin në Facebook “Netëork Prishtina” ka thënë se janë përballur drejtpërdrejtë me ariun, por se kanë shpëtuar pa dëme.

“Përshëndetje po shoh që shumë qytetar gjatë orëve të vona pe frekuentojnë Parkun e Gërmise sonte unë personalisht së bashku me një shok u përballem drejtë për së drejti me një ari ku për fat shpëtuam pa dëme (posedonim mjete mbrojtse) për shkak t’natyrës së rastit njoftuam Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca në kuader të Komunës së Prishtinës”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se ndonëse këto raste nuk po merren parasysh qytetarët duhet të kenë kujdes të shtuar gjatë escjes në këtë park.

(Kosova Sot Online)