Arben Gashi: Kushdo që rrezikon raportet me ShBA-të ka bërë “tradhëti kombëtare”

  • E.K /
  • 20 March 2024 - 08:03
Arben Gashi: Kushdo që rrezikon raportet me ShBA-të ka bërë “tradhëti kombëtare”

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka komentuar raportet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ndërkombëtarët, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gashi ka thënë se rrezikimi i raporteve me SHBA-të është rrezikim i qenies së Kosovës.

Sipas tij, kushdo që rrezikon raportet me SHBA-në ka bërë tradhëti kombëtare.

“Rrezikimi i raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rrezikim i qenies së Kosovës, kjo është e padiskutueshme besoj që pajtohemi të gjithë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë garantë e egzistencës së Kosovës dhe për një kohë të gjatë do të jenë të tillë, prandaj mendoj që kushdo që rrezikon raportet me SHBA-në bënë më shumë se sa tradhëti kombëtare”, tha ai.

(Kosova sot Online)