E kanosi dhe ja grabiti 60 euro një taksisti në Prishtinë, largohet në drejtim të panjohur

  • E.K /
  • 20 March 2024 - 09:41
E kanosi dhe ja grabiti 60 euro një taksisti në Prishtinë, largohet në drejtim të panjohur

Një taksist ka njoftuar policinë se një person të panjohur të cilit i kishte ofruar shërbime taksie i ka grabitur 60 euro para të gatshme dhe është larguar më pas në drejtim të panjohur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rsti ka ndodhur dje në Prishtinë.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është në hetime.

“Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 18.03.2024-22:20. Ankuesi mashkull kosovar-taksist ka raportuar se pasi i ka kryer një shërbim taksie një personi të panjohur, i njëjti duke e kanosur i ka grabitur 60 € para të gatshme (ankuesit) dhe është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)