Një i mitur rrahet nga dy të tjerë në Leposaviq

  • E.K /
  • 20 March 2024 - 10:05
Një i mitur rrahet nga dy të tjerë në Leposaviq

Një i mitur ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të mitur të tjerë, përcjelll “Kosova Sot Online”.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur dje në Leposaviq.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

Ndërsa, rasti është në hetime.

“Ankuesi mashkull kosovar i mitur, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)