Policia e vë në kërkim një të dyshuar për vjedhje të rëndë

  • E.K /
  • 20 March 2024 - 10:59
Policia e vë në kërkim një të dyshuar për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e e qytetarëve për gjetjen e një personi në mënyrë që të identifikohet dhe të arrestohet personi që shihet në fotografi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Personi në fjalë dyshohet për një rast të vjedhjes së rëndë.

Po ashtu, janë publikuar edhe dy fotografi të tij, derisa për çdo informatë në identifikimin e tij, bëjnë thirrje që t’i kontaktojnë policinë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)