Hovenier reagon për kërcënimin e Vuçiqit: Këtu është prezente Aleanca më e suksesshme në histori

  • S.A /
  • 20 March 2024 - 12:33
Hovenier reagon për kërcënimin e Vuçiqit: Këtu është prezente Aleanca më e suksesshme në histori

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka komentuar deklaratën e presidentit serb Vuçiq që kërcënoi Kosovën ditë më parë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ai tha se nuk duhet të mbesim pa gjumë për shkak të këtij kërcënimit meqë Aleanca më e fuqishme në histori është prezente në Kosovë.

“SHBA ka qëndruar fuqishëm për paqen e njerëzve në Kosovës. Mund të them që jemi të përkushtuar për sigurinë e Kosovës. Ne nuk e humbim gjumin natën duke u shqetësuar për atë kërcënim sepse ne besojmë që NATO është e gatshme dhe e përgatitur. Dhe nuk mendoj që as njerëzit e Kosovës duhet të mbesim pa gjumë sepse aleanca ushtarake më e suksesshme në histori ka një prezencë të fuqishme dhe është e gatshme të bëjë atë që është e nevojshme”.

(Kosova Sot Online )