Deklarata e Hill për Serbinë afër NATO-s, Hovenier: S’pajtohem me ata që duan të bëjnë krahasime se kush ku qëndron

  • E.K /
  • 20 March 2024 - 13:32
Deklarata e Hill për Serbinë afër NATO-s, Hovenier: S’pajtohem me ata që duan të bëjnë krahasime se kush ku qëndron

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier u pyet për deklaratat e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill që tha se “Serbia është më afër NATO-s se Kosova”, transmeton “Kosova Sot Online”.

Hovenier tha se i konteston ata që duan të bëjnë krahasime dhe konstraste.

“Unë do t’i kontestoj ata që duan të bëjnë krahasime dhe kontraste se kush ku qëndron në marrëdhënie me dikë.Ka një angazhim të jashtëzakonshëm në avancimin e sigurisë së Kosovës përfshirë atë nëse ajo do ta ushtrojë të drejtën e saj për të lëvizur drejt anëtarësimit në NATO”, tha ambasadori amerikan.

Ai tha se politika e SHBA-së është se “çështja fundamentale është që secili vend duhet të jetë i lirë për vetëventen, që t’i bëj zgjedhjet e veta për aleancat dhe organizatat”.

(Kosova Sot Online)