Presidentja Osmani shtron iftar për ushtarët e KFOR-it turk në Kosovë

  • E.K /
  • 20 March 2024 - 14:35
Presidentja Osmani shtron iftar për ushtarët e KFOR-it turk në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shtruar iftar për ushtarët turq të cilët shërbejnë me misionin e KFOR-it, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka shkruar se Turqia është ndër shtetet me kontributin më të madh në kuadër të KFOR-it.

Osmani ka bërë të ditur se i ka falënderuar ushtarët të cilët gjenden me mision ushtarak në Kosovë.

“Me qindra ushtarë në Kosovë, Turqia është ndër shtetet me kontributin më të madh në kuadër të KFOR-it. Prandaj, mbrëmë, në një iftar të përbashkët, i falënderova të gjithë ushtarakët që shërbejnë larg vendit e familjeve të tyre në mënyrë që të ketë paqe e siguri në Kosovë”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)