"Individët që kanë qenë pjesë e administratës së dhunshme në periudhën e pushtimit serb, mos t’u adresohen mediave"

  • E.K /
  • 20 March 2024 - 14:46

Rrustem Mustafa ka shkruar se individët që kanë qenë pjesë e administratës së dhunshme në periudhën e pushtimit serb gjatë viteve 1989-1999 nuk duhet vazhduar t’u adresohen mediave, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas komandant Remit ata kanë qenë dhe janë njerëz që përvjedhin fokusin e autoritetit duke iu vardisur liderëve pa i vihen në shërbim të keqës.

Mustafa ka shtuar se duke i mënjanuar këta persona nga platformat publike, evitohen dëmet nga spekulimet dhe lufta hibride ruso-serbe që mund t’i shkaktohen vendit.

Postimi i plotë:

Preventiva e luftës hibride ruso-sërbe…

Individët të cilët kanë qenë pjesë e administratës së dhunshme në periudhën e pushtimit serb 1989-99, nuk duhet vazhduar t’u adresohen mediave.

Ata kanë qenë dhe mbeten njerëz që përvjedhin fokusin e autoritetit duke u vardisur rreth liderëve dhe pa hezitim vihen në shërbim të së keqës.

Në rrethana të jashtëzakonshme siç jemi ne sot, është mëse e nevojshme që të tillët të menjanohen nga mediat dhe platformat publike, dhe në këtë mënyrë të evitohen dëmet nga spekulimet dhe lufta hibride ruso-sërbe që mund t’i shkaktohen vendit.

Asnjërit nga të tillët nuk mbajnë barrë për ata që ikën dhe nuk kthehen më, ndihuni të sigurt në vendin tuaj, tani të PAVARUR!

(Kosova Sot Online)