Miftaraj: Amerika, demokracia më e madhe në botë, e shan por prapë të fal e të ndihmon

  • E.K /
  • 20 March 2024 - 15:30
Miftaraj: Amerika, demokracia më e madhe në botë, e shan por prapë të fal e të ndihmon

Drejtori i IKD - së Ehat Miftaraj ka komentuar përgjigjen e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, ndaj kërcënimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Miftaraj tha se Amerika po u thotë “trimave të Facebookut” mos u frikësoni se SHBA është këtu nëse dikush habitet e mendon keq për ju.

Miftaraj ka thënë për SHBA’në që është “demokracia më e madhe në botë, e shan, e ofendon, nuk i ofron bashkëpunim, por prapë se prapë të fal dhe të ndihmon”.

(Kosova Sot Online)