Bulliqi e njofton djalin e Rugovës se ku do të vendoset shtatorja e presidentit

  • A.P /
  • 20 March 2024 - 16:06
Bulliqi e njofton djalin e Rugovës se ku do të vendoset shtatorja e presidentit

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, se e ka pritur sot në zyrë djalin e ish-Presidentit Historik, Ibrahim Rugovën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bulliqi ka thënë se e ka njoftuar Ukën se sivjet do të vendosin shtatoren e ish-Presidentit Rugova në qytetin e Podujevës. Madje, ka thënë se procedurat për ndërtimin e shtatores veçse kanë filluar.

“Sot prita në takim në zyren time Ukë Rugovën, djalin e ish-Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.  Ukën e njoftova që sivjet si institucione lokale do ta vendosim shtatoren e ish-Presidentit Rugova në qytetin e Podujevës, për të nderuar kontributin dhe angazhimin e Presidentit Rugova për Kosovën. Procedurat për ndërtimin e shtatores veçse kanë filluar.  Ukën e falënderoj për vizitën dhe librin e dhuruar!”, ka shkruar Bulliqi.

(Kosova Sot Online)