Shtuni: SHBA është për paqe dhe zgjidhje të konfliktit Kosovë-Serbi

  • A P /
  • 20 March 2024 - 20:45
Shtuni: SHBA është për paqe dhe zgjidhje të konfliktit Kosovë-Serbi

Ambasadori amerikan në Serbi, Christofer Hill, ka deklaruar sot gjatë ditës se Serbia më afër NATO-s si partnere, sesa Kosova.

Lidhur me këtë deklaratë ka folur Adrian Shtuni, ekspert i politikës së jashtme dhe sigurisë, i cili për emisionin Info Magazine ka deklaruar se qasja e ShBA-së ka qenë dhe vazhdon të jetë e qartë.

ShBA është në krahun e paqes, në krahun e zgjidhjes së konflikteve midis Kosovës dhe Serbisë. Se si artikulohet pastaj politika e ShBA-së nga ambasadorë të veçantë, kjo pastaj i përket ambasadorëve”, deklaroi ai.

Shtuni tutje komentoi deklaratën e presidentit serb lidhur me Kosovën, duke e quajtur si udhëheqës që nuk do paqe.

(Kosova Sot Online)