
Haliti: Nuk e di si Albin Kurti mund ta ketë këtë qasje ndaj SHBA-ve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se nuk e di sesi kryeministri Albin Kurit mund ta ketë këtë qasje ndaj SHBA-ve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Haliti pyeti me ironi mos Kurti ka prodhuar koka bërthamore.
“Nëse i ka prodhu 100 koka bërthamore dhe i konkurron Izraelit, nashta do me fillu ndonjë luftë speciale po them prej ndonjë shpelle dhe do me rrafshu ndonjë vend Ballkan. Dy kamionë i ka ble edhe ish dalë fotografi”, ka thënë Haliti.
Ai tha se nuk ka politikë të duhur duke i bërë kundërshtim SHBA-ve.
“Nuk bëhët politikë e rezistencë duke iu kundërvënë Amerikës, harrone këtë punë. Le të jetë kush të jetë”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)