Lipjan: Arrestohet babai, i rrahu dy vajzat e tij të mitura

  • E.K /
  • 21 March 2024 - 09:03
Lipjan: Arrestohet babai, i rrahu dy vajzat e tij të mitura

Një burrë është arrestuar në Lipjan nën dyshimin se i ka rrahur dy vajzat e tij të mitura, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktimat janë intervistuar në prezencë të punëtorit të QPS-së, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Lipjan 20.03.2024 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte rrahur dy vajzat e tij të mitura. Viktimat janë intervistuar në prezencë të punëtorit të QPS-së, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në njoftim.

(Kosova Sot Online)