Zhduket një burrë në Obiliq, rastin e raporton nipi i tij

  • E.K /
  • 21 March 2024 - 09:37
Zhduket një burrë në Obiliq, rastin e raporton nipi i tij

Një person është zhdukur në Obiliq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Për zhdukjen e tij ka njoftuar nipi i tij.

Personi në fjalë është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohur se ku është.

Ndërsa, rasti është në hetime.

“Rr. Hamdi Krasniqi, Obiliq 19.03.2024-23:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, daja i tij viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)