"Injorim total", Duraku: Vitia kundër dialogut me infermierët

  • E.K /
  • 21 March 2024 - 11:59

Anëtari i Kuvendit të Odës së Infermierëve, Enlirat Duraku, ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është kundër dialogut me ta, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se nuk befasohet nga veprimet e ministrit Vitia, pasi sipas tij, ai ka zgjedhur injorimin total të infermierëve.

Duraku tha se se më këtë ministri duhet veprime sindikale, radikale.

Tutje, ai tha se ju duhet sindikatë në mënyrë që të kenë mbrojtjen edhe kushtetuese edhe ligjore.

“Kjo është pikërisht ajo se çfarë po tentohet prej Qeverisë, respektivisht prej SHKUK-së, QKUK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë që drejtat tona ligjore t’i kërkojmë përmes gjykatës. Përmes tyre, ne e dimë që procedura shumë gjatë shkon…Këtë nuk do ta lejojmë na, sepse duket që Arben Vitia është kundër dialogut. Sindikatat promovojnë dialogun social, ndërsa nuk po befasohem se çfarë bën Vitia, vetëm se më vjen keq se si platformë të komunikimit me neve ka zgjedhur injorimin total… Prapë po them se më këtë ministri duhet veprime sindikale, radikale. Për këtë shkak po them se na duhet Sindikatë në mënyrë që të kemi mbrojtjen edhe kushtetuese edhe ligjore. Dialog më të nuk kish”, ka thënë ai në Tëvë1.

(Kosova Sot Online)