Ky është profesori kosovar i cili vdiq në moshë të re

  • A.P /
  • 21 March 2024 - 14:58
Ky është profesori kosovar i cili vdiq në moshë të re

Profesori i gjimnazit ‘Ulpiana’ në Lipjan, Blerim Krasniqi, raportohet se është ndarë nga jeta në moshë të re, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Lipjanit, të cilët i kanë dërguar telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit.

“Vdekja e papritur e Blerimit është një lajm i trishtë që përjetohet me dhembje nga të gjithë qytetarët e komunës sonë dhe më gjerë. Ai ishte një profesor i shkëlqyeshëm, i urtë dhe bashkëpunëtor i mirë e profesional. Puna dhe angazhimi i tij edhe pse për një kohë të shkurtër lanë gjurmë në gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan”, thuhet në njoftimin e komunës së Lipjanit.

(Kosova Sot Online)