Ja kush thotë: Është detyrë e Faton Pecit t'i lirojë pronat e ministrisë

  • A.P /
  • 21 March 2024 - 16:56
Ja kush thotë: Është detyrë e Faton Pecit t'i  lirojë pronat e ministrisë

Drejtori i Inspektoratit të Prishtinës, Florian Dushi, përmes një komunikate për media i kanë reaguar ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, pas kritikave të tij se institucionet e kryeqytetit kanë refuzuar të implementojnë aktgjykimet për lirimin e hapësirave të zaptuara të ministrisë së Bujqësisë në mënyrë të kundërligjshme nga një operator ekonomik, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Dushi ka thënë se lirimi i pronave është përgjegjësi e ministrit Peci.

“Mbrojtja dhe lirimi i pronave të ministrisë që udhëheq ministri është përgjegjësi e tij dhe e institucionit që ai drejton, dhe kjo nuk ka asnjë lidhje me Kryeqytetin apo Inspektoratin e Kryeqytetit.”, ka thënë Dushi.

Dushi tutje ka thënë se  “Inspektorati i Kryeqytetit mbron dhe liron, sipas autorizimeve ligjore, vetëm pronën publike – atë të Kryeqytetit. Pavarësisht kësaj, ne kemi qenë gjithmonë bashkëpunues dhe kemi organizuar disa takime me zyrtarët e Ministrisë për t’i ndihmuar në sqarimin e procedurave ligjore dhe veprimeve të nevojshme për lirimin e pronës së tyre. Ne ishim të gatshëm të asistojmë edhe përmes kompanisë sonë të kontraktuar për rrënimin e ndërtimeve pa leje, por kemi marrë udhëzime nga Zyra Ligjore e Kryeqytetit se kontrata jonë vlen vetëm për Komunën e Prishtinës dhe nuk mund të aplikohet për institucione të tjera.”.

(Kosova Sot Online)