Raportohet se një aksident trafiku ka ndodhur sot në këtë vend

  • A.P /
  • 21 March 2024 - 17:05
Raportohet se një aksident trafiku ka ndodhur sot në këtë vend

Raportohet se një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën rajonale Mitrovicë- Pejë, në fshatin Lushtë, 
transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se lëndime ka pësuar shoferi.

“Rreth orës 14:50, është raportuar se në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë,  segmenti rrugor në fshatin Lushte- ka ndodhur një aksident trafiku me lendime e perfshire nje veturë civil me targa vendore. Si pasojë  e aksidentit lëndime ka pësuar  shoferi i cili ka kërkuar tretman mjekësor.”

(Kosova Sot Online)