Kurti: Unë e ftoj Gjykatën Kushtetuese që në zgjedhjet e ardhshme të garojnë

  • A.P /
  • 21 March 2024 - 20:50
Kurti: Unë e ftoj Gjykatën Kushtetuese që në zgjedhjet e ardhshme të garojnë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar vendimet që i merr Gjykata Kushtetuese duke e përfshirë edhe vendimin për Manastirin e Deçanit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti  ka thënë se Gjykata Kushtetuese duke e pranuar çdo ligj që kalon në Kuvend po e zëvendëson komisionin parlamentar për legjislacion.

Ai më pas me ironi tha se “le të garojë Gjykata Kushtetuese në zgjedhjet e ardhshme”.

“Gjykata Kushtetuese praktikisht është duke e zëvendësuar me trajtimin e ligjeve që ne i kalojmë në Kuvend, komisionin për legjislacion. Ne kemi komision për legjislacion, të gjithë ligjet janë duke përfundu në Gjykatë Kushtetuese”.

“Nuk besoj që Gjykata Kushtetuese do të duhej të trajtonte secilin ligj, duke pasur komision, po merret me pagat, po merret me ligjin për çmimet tavan, me çdo gjë”.

“Në këtë kuptim unë e ftoj Gjykatën Kushtetuese që në zgjedhjet e ardhshme të garojnë, i votojmë”, ka deklaruar Kurti n'rtk.

(Kosova Sot Online)