Kurti: Kosova ka përfituar nga raportet me SHBA-të

  • A.P /
  • 21 March 2024 - 21:29
Kurti: Kosova ka përfituar nga raportet me SHBA-të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova ka përfituar nga raportet me SHBA-të, duke përmendur marrëveshjen me MCC-në,  e pajisjet ushtarake Jevelinet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti tha se populli i Kosovës e ka votuar atë për marrëdhënie më të thella e gjera me SHBA-të.

Ai ka thënë se nuk është servil, duke shtuar se nuk do të kishte arritur të bëhej kryeministër nëse serviliteti do të ishte kusht.

“Besoj që raportet tona me SHBA-të, si një aleat i pazëvendësueshëm, si partner substancial, në të kaluarën, në të ardhmen, e sidomos tani, Si një mik i dëshmuar janë raporte shumë të mira, marrëdhënia do të thotë edhe dhënie, jo vetëm marrje”.

“Nëse për të pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme, kushti, garancia dhe mundësia është vetëm serviliteti, i kishim pas më herët ata, ata i kishim pas kryeministra. Pse erdhi puna unë me qenë kryeministër, sepse populli i Kosovës po dëshiron raporte më të thella e më të gjera, jo me shkëlqy nga servilitet”, ka thënë Kurti. 

(Kosova Sot Online)