Alarmon Abdixhiku: Brenda Qeverisë Kurti ka korrupsion masiv

  • A.P /
  • 21 March 2024 - 22:08
Alarmon Abdixhiku: Brenda Qeverisë Kurti ka korrupsion masiv

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se brenda Qeverisë Kurti ka korrupsion masiv, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se janë dhënë tenderë sekret, në vlerë prej 209 milionë euro dhe për këtë paralajmëroi ngritjen e një komisioni hetimor.

“Kontratat e tilla në vlerë prej 200 milionë euro përbëjnë një ndër skandalet më të mëdha korruptive në vend dhe një dëshmi të qartë dhe po ju flas si profesionist si një ministër që kam qenë, ndoshta prej zonave më të korruptuara të mundshme në përpjekje jashtëzakonisht të mëdha për të pastruar atë vend. Kjo aferë është dëshmi e qartë se brenda Qeverisë së Albin Kurtit kaq korrupsion masiv. Kjo s’do të thotë që të tjerët para tij s’kanë pasur. Këtu janë 209 milionë euro të dhëna nëpërmjet tenderëve sekret, 781 herë. Për këtë do të bëjmë edhe komisionin hetimor”, tha Abdixhiku në Pressing.

“Ky komision jam i bindur që do të dështojë sepse ka dështuar komisioni për hetimin e rezervave shtetërore, kanë ikë edhe nga seanca”, tha ai.

(Kosova Sot Online)