Prishtinë: Shtetasi i Shqipërisë gjendet i vdekur në bodrumin e ashensorit të një banese

  • E.K /
  • 22 March 2024 - 08:40
Prishtinë: Shtetasi i Shqipërisë gjendet i vdekur në bodrumin e ashensorit të një banese

Një shtetas i Shqipërisë është gjetur i vdekur në hapësirën e bodrumit të ashensorit dje të një banesë në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Lidhur me rastin, kanë nisur hetimet.

“Rr. Sadik Bekteshi, Prishtinë 21.03.2024 – 05:55. Viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur pa shenja jete në hapësirën e bodrumit të ashensorit të një banese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)