Tentoi t’i shpëtonte policisë, plagoset trafikanti i kokainës në Tiranë

  • E.K /
  • 22 March 2024 - 11:58
Tentoi t’i shpëtonte policisë, plagoset trafikanti i kokainës në Tiranë

Një trafikant kokaine është qëlluar me armë nga një punonjës policie në Tiranë teksa po transportonte 1 kg kokainë mbrëmjen e djeshme.

Eneo Sulejmanaj është personi që mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, pas një përplasjeje me policinë. Sulemanaj është edhe kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas.

Gjatë një operacioni për arrestimin e një trafikanti kokaine  (i cili po transportonte 1 kg kokainë), në momentin e ndalimit ai nuk i është bindur policisë dhe i ka dhënë shpejtësi mjetit të tij duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Në këtë moment njëri nga punonjësit e policisë në vetëmbrojtje ka qëlluar dhe e ka plagosur trafikantin, i cili më pas është dërguar në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Në automjet janë konstatuar dhe dy persona të tjerë të cilët janë shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë.

(Kosova Sot Online)