Konsumoi detergjent larës, vdes 87-vjeçarja në spitalin “Nënën Tereza”

  • E.K /
  • 22 March 2024 - 13:20
Konsumoi detergjent  larës, vdes 87-vjeçarja në spitalin “Nënën Tereza”

Një e moshuar ka ndërruar jetë ndërkohë që ishte e shtruar në spitalin “Nënën Tereza”, përcjell “Kosova Sot Online”.

87-vjeçarja dyshohet se kishte probleme të shëndetit mendor dhe dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar detergjentë larës.

Njoftimi:

Ditën e djeshme, në spitalin “Nënë Tereza” ka ndërruar jetë shtetasja H. C., 87 vjeçe, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, e cila ishte dërguar për ndihmë mjekësore pasi në banesë kishte konsumuar detergjent larës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(Kosova Sot Online)