Mustafi: 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë së Serbisë po operojnë përgjatë kufirit me Kosovë

  • E.K /
  • 22 March 2024 - 13:36
Mustafi: 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë së Serbisë po operojnë përgjatë kufirit me Kosovë

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi ka publikuar pamje të tankeve të ushtrisë serbe në Luginë të Preshevës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mustafi ka publikuar një video dhe hartë të lokacioneve të bazave ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovë, Mustafi ka thënë skenat si kjo tashmë janë shpeshtuar në Luginën e Preshevës.

“Skenat si kjo tashmë janë shpeshtuar në Luginën e Preshevës. 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë së Serbisë janë duke operuar përgjatë kufirit. E postova, jo për të përhapur frikë ose zemërim, por për të hedhur dritë mbi realitetin me të cilin po përballen shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, ka shkruar Mustafi në Facebook.

(Kosova Sot Online)