O’Brien për dinarin: Disa individë në Veri e kanë të vështirë të blejnë gjëra
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka folur për vendimin e BQK-së që përjashton dinarin nga përdorimi, duke thënë se duhet të zbatohet në një mënyrë që i lejon njerëzit të paguajnë për gjërat e tyre të përditshme, përcjell “Kosova Sot Online”.
Tutje, ai tha se asnjë qeveri nuk duhet të varfërojë qytetarët e vet.
“Rreth vendimit të BQK-së, Përfaqësuesi i BE-së Lajcak ka ardhur me disa ide shumë specifike. Asnjë qeveri nuk duhet të varfërojë qytetarët e vet. Dhe ne shohim në veri të Kosovës që është e vështirë për disa individë të blejnë gjërat që iu duhen për jetën e përditshme. Gabriel Escobar ka qenë atje për të parë vetë. Ky vendim është zbatuar në një mënyrë që e bën të vështirë jetën e përditshme. Kjo s’është kompetente. Vendimi duhet të implementohet në një mënyrë që i lejon njerëzit të paguajnë për gjëra që iu duhen në përditshmëri. Kjo me gjasë nënkupton që të ndërmarrësh një hap prapa”.
(Kosova Sot Online)