O’Brien: Raportuesja e ka bërë të qartë që implementimi i Asociacionit duhet të bëhet

  • E.K /
  • 22 March 2024 - 15:16
O’Brien: Raportuesja e ka bërë të qartë që implementimi i Asociacionit duhet të bëhet

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka folur edhe për synimin e Kosovës që të anëtarësohet në Këshillin e Evropës dhe kushtet që Kosova duhet të plotësojë përpara se kërkesa e Kosovës të vihet në votim në Këshillin e Ministrave të Këshillit të Evropës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tutje ka thënë se Raportuesja për Kosovën në Këshill të Evropës e ka thënë se Kosova duhet të jetë në gjendje që të shënoj progres sa i përket themelimit të Asociacionit, para se çështja e Kosovës të vihet në votim në Këshill të Ministrave.

“Por kjo ka ndodhur dhe raportuesja ka thënë se Kosova duhet të jetë në gjendje që të lëviz përpara me themelimin e Asociacionit para se të vihet në votim çështja e Kosovës”, ka thënë O’Brien.

“Raportuesja e ka bërë të qartë që implementimi i Asociacionit duhet të bëhet”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)