Kurti: Po i mbushim tre vjet qeverisje dhe kemi shënuar rezultate për të cilat jemi krenar dhe ballëhapur

  • E.K /
  • 22 March 2024 - 15:44
Kurti: Po i mbushim tre vjet qeverisje dhe kemi shënuar rezultate për të cilat jemi krenar dhe ballëhapur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në trevjetorin e qeverisjes ka thënë se kanë shënuar rezultate dhe se janë krenarë për arritjet e Qeverisë së tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në konferencë për medie ku ka shpalosur punën trevjeçare të tij si kryeministër, Kurti tha se ka pasur punësim të të rinjve e formalizim të ekonomisë.

“Po i mbushim tre vjet qeverisje dhe kemi shënuar rezultate për të cilat jemi krenar dhe ballëhapur. Punësimi është më i lartë seç ka qenë ndonjëherë, kemi dyfish më shumë të rinj të punësuar në treg të punës, mbi 30 mijë gra më shumë kanë vende pune përmes masave dhe mbështetjes sonë direkte. Në këtë mes ka edhe formalizma të punësimit, por formalizmi i ekonomisë është përpjekje vazhdueshme e qeverive dhe kur aj ndodh është poashtu sukses i Qeverisë”, u shpreh Kurti.

(Kosova Sot Online)