Berisha: Edi Rama me dumanët e tij do marrin ndëshkimin që meritojnë

  • A.P /
  • 22 March 2024 - 22:30
Berisha: Edi Rama me dumanët e tij do marrin ndëshkimin që meritojnë

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në ditën e 80 të tubimit qytetar që zhvillohet në atë që njihet tashmë si rruga e “Shpresës” tha se për qytetarët mungon drejtësia, dhe ky është një motiv shumë i madh për mosbindje civile, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Berisha iu referua vendimit për djalin e anëtares së KLP-së, Nurihan Seiti, i cili vrau me grushte një qytetar, dhe u dënua me 3 vite burg.

“Dy ditë më parë, sekseri që vrau duke goditur me grusht në qafë ndërtuesin në Vlorë.

Sekseri i mamasë gjykatëse apo prokurorë, sa u dënua thoni ju?

U dënua gjithsej tre vjet për një jetë që mori në publik.

Sepse sekseri edhe kishte marrë përsipër fëlliqësinë, edhe nuk e kishte kryer dhe i kërkonte shpërblimin ndërtuesit.

A ka drejtësi për qytetarët sot?

Çfarë drejtësie është kjo?

Kjo është drejtësia më e kalbur që ka ekzistuar.

Nuk ka drejtësi këtu dhe ky është një motiv këtu.

Kur nuk ka drejtësi, është një motiv shumë herë më i madh për mosbindje civile.

Për qeveri teknike, zgjedhje të lira.

Ndaj dhe miqtë e mi, paralajmëroj Edi Ramën se ky është buxheti i fundit që do mund të vjedhësh shqiptarët.

Se po vjen dita në të cilën do japësh llogari për çdo qindarkë që u ke vjedhur shqiptarëve.

Turpi i historisë do të jetë me ty. Ti me Dumanët e tu do të marrësh ndëshkimin që meriton.

Edhe njëherë përshëndetje të përzemërta.

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

(Kosova Sot Online)