Ja kush thotë: Situata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet e brishtë

  • A.P /
  • 22 March 2024 - 19:31
Ja kush thotë: Situata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet e brishtë

Para vendimit të NATO-së për të ndërhyrë ndaj forcave serbe për t’i dhënë fund fushatës së dëbimit të shqiptarëve nga Kosova 25 vjet më parë, ishin bërë përpjekje të shumta diplomatike për të frenuar konfliktin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 Në mesin e tyre ishte edhe një mision diplomatik amerikan, i njohur si K-DOM, që po vëzhgonte situatën në Kosovë krahas vëzhguesve të OSBE-së dhe atyre evropianë dhe rusë. Në një intervistë të rrallë, ish drejtuesi i këtij misioni, Shaun Byrnes, diplomat amerikan me përvojë të gjatë në Ballkan, tani në pension, tha se situata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet e brishtë, me mundësi të rindezjes së incideneteve. Ai thotë se hezitimi i Kosovës për të formuar Asociacionin e komunave serbe është real për shkak të qasjes armiqësore të Serbisë ndaj saj.

(Kosova Sot Online)