Flet këshilltari i Zelenskyt: Ukraina s’ka gisht në sulmin në Moskë

  • A.P /
  • 22 March 2024 - 21:47
Flet këshilltari i Zelenskyt: Ukraina s’ka gisht në sulmin në Moskë

Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina nuk ka gisht në sulmin që ka ndodhur të premten mbrëma në Moskë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Disa persona të armatosur kanë shtënë mbi turmën e njerëzve në një sallë koncertesh në Moskë, duke vrarë të paktën 40 persona, sipas raportimeve në Rusi. Mbi 100 persona dyshohet të jenë plagosur e objekti është duke u djegur.

“Të jemi të qartë, Ukraina absolutisht nuk ka të bëjë asgjë me këto ngjarje”, ka shkruar ai në Telegram.

(Kosova Sot Online)